Politike

Ikja e Nanos/ Rama: Informacionet se dinte fatin e Martinajt e raportonte në ambasada janë legjenda! Duhej një 'shkundje'

Flet pas shkarkimit të Nanos.

22 Shtator 2022, 22:01 Nga F.M
Ikja e Nanos/ Rama: Informacionet se dinte fatin e Martinajt e raportonte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë hipotezat se Gledis Nano është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi dinte fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Në një intervistë për Opinion, Rama tha se as alternativa që Nano raportonte në ambasa nuk qëndron.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?

Edi Rama: Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme të largohej Gledis Nano?

Blendi Fevziu: Sepse mënyra si u largua ishte, e para u largua para mandatit dhe SHBA-të i dhanë mbështetje

Edi Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Për çfarë arsye?

Edi Rama: I është kërkuar dorëheqja sepse situata e fundit ishte problematike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshim në drejtimin e Policisë së Shtetit. Shumë e thjeshtë.

Blendi Fevziu: Thuhet se ka pasur informacion për Ervis Martinajn, ka bërë takim me ish-efektivin e operacionales, Jeton Lami. Thuhet se ka pasur takim me Lamin dhe se Nano është vënë në dijeni për fatin e Martinajt. Pastaj thuhet se raportonte në ambasadën e SHBA-ve poër lidhjet me krimin.

Rama: Është legjendë urbane.

Blendi Fevziu: Thuhet se Nano ka raportuar në ambasadat e huaja.

Edi Rama: Janë të gjitha legjenda urbane. Di vetëm të them se ka kryer detyrën, ka bërë aq sa ka ditur dhe aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në dyshim përpjekja. Këto janë arsyet e vetme. Befas ne nisëm të shohim simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit është ndarë me kohë.

Blendi Fevziu: Cilat?

Edi Rama: Nga shfaqja e parcelave të kanabisit, rryshfetet e policëve në rrugë. Vrasjet pa përgjigje të kohës së fundit. Të gjitha këto kërkonin një shkundje dhe kaq.

gledis nano edi rama

Sondazh

Poll