Politike

PL parti e djathtë? Meta: Ne jemi e demokracisë, PD-në e ka doktori 

Meta tha se demokratët të vazhdojnë të votojnë PD-në, ndërkohë që shtoi se synimi i tij është populli gri, që nuk voton.  

22 Shtator 2022, 22:21 Nga I.A
PL parti e djathtë? Meta: Ne jemi e demokracisë, PD-në e ka
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se PL nuk është parti e djathë por demokratike. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Meta tha se demokratët të vazhdojnë të votojnë PD-në, ndërkohë që shtoi se synimi i tij është populli gri, që nuk voton. Po ashtu tha se me Berishën po bashkëpunojnë si dy forca opozitare.

"Partia e Lirisë nuk është parti e djathtë, është partia e njerëve, e demokracisë dhe e lirë. Ai që voton PD-në të votojë PD-në e të mos e çojë më votën dëm se shihe si është mbushur parlamenti. Por ai që nuk voton fare, le të vi të votojë PL-në. Doktori ka partinë e tij, unë kam timën, ne jemi në opozitë dhe po bashkëpunojmë," tha Meta. 

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll