Politike

Rama: Unë dhe Kurti kemi komunikim të ëmbël, flasim për shumë tema e bëjmë humor

Rama tha se të dy nuk bien dakort për shumë çështje politike.

22 Shtator 2022, 22:33 Nga F.M
Rama: Unë dhe Kurti kemi komunikim të ëmbël, flasim për
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje në lidhje me marrëdhënien që ka me homologun në Kosovë, Albin Kurti. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se të dy nuk bien dakort për shumë çështje politike. Por, ai shtoi se personalisht shkojnë shumë mirë, madje bëjnë batuta e humor përmes një komunikimi të ëmbël.

Edi Rama: Ne jemi të një mendjeje që Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i kërkojë falje. Nuk jemi të një mendje se kur do ndodhë kjo. Njohja dhe falja janë procesi i fundit i procesit. Raportet mes nesh, ato personale, janë fantastike. Kemi një komunikim shumë të ëmbël, shumë të mirë. Flasim për shumë tema, bëjmë shumë humor, komunikimi është i ëmbël, miqësor, vëllazëror. Është një raport ashtu siç duhet të jetë. Nuk jemi dakord për të gjitha.

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll