Politike

Fati i Ervis Martinajt/ Rama: Policia di shumë më tepër se ç'kanë të tjerët, shumë shpejt del informacioni zyrtar

Kreu i qeverisë shtoi se me provat që do tu bashkangjiten, Policia do të njoftojë dhe zbardhjen e këtij misteri.

22 Shtator 2022, 22:12 Nga F.M
Fati i Ervis Martinajt/ Rama: Policia di shumë më tepër se
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se misteri për fatin e Ervis Martinajt do të përfundojë shumë shpejt, duke paralajmëruar zbardhjen e 'thrillerit' të kësaj vere. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se policia ka shumë më tepër se thjesht informacione në dorë, por do matet mirë kur të dalë me një konkluzion. Kreu i qeverisë shtoi se me provat që do tu bashkangjiten, Policia do të njoftojë dhe zbardhjen e këtij misteri.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: E theksova në fjalën që thashë më herët, është një prej gjërave më kryesore që na bëri të shohim të udhës që Drejtorit të kaluar t'i kërkonim të tërhiqej. Është e pamundur që të jetojmë në këtë vrazhdë telenovelash, në pamundësi për të pasur një version zyrtar.

Çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Edi Rama:Shpresoj të dalë policia me informacionin zyrtar

A ka informacione

Edi Rama:Policia nuk duhet të ketë informacione, por prova

A ka prova?

Edi Rama:Nuk e di, të shohim. Policia ka shumë më tepër se ç'kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar. Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Dokumentet e publikuara në media kanë treguar se Prokuroria ka dal në përfundimin se Martinaj është nxjerrë në pritë nga një vajzë, është rrëmbyer në Durrës dhe është vrarë.

edi rama ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll