Politike

Vizita urgjente e Kurtit/ Rama: Asgjë e papritur, ishte një drekë e planifikuar më herët

Në takim, Rama tha se u bisedua për krizën e energjisë elektrike. 

22 Shtator 2022, 21:44 Nga F.M
Vizita urgjente e Kurtit/ Rama: Asgjë e papritur, ishte një drekë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën urgjente që zhvilloi homologu i tij Albin Kurti në Tiranë. Në një intervistë për 'Opinion", Rama thotë se nuk ka pasur asgjë urgjente. Kryeministr itha se ai takim u zhvilluar pasi ditë më parë kishin planifikuar një drekë me Kurtin. Në takim, Rama tha se u bisedua për krizën e energjisë elektrike. 

"Ka ardhur për një drek për të cilën ne kishim rënë dakort shumë ditë më parë. Kemi folur për krizën energjitike, Kosova ka një krizë shumë më të vështirë se ne, e ka të trashëguar. Ka një termocentral që nuk ka pjesë këmbimi e është vjetëruar. Ka një konjekturë jashtëzakonisht të vëshitrë. Kemi folur për se si mund të bëjmë më shumë për energjinë elektirke. Dimrin rrezikojnë ta kenë shumë të rëndë. Ne këmbejmë sepse kemi dy burime shumë të ndryshme, kur kemi mundësi ta bëjmë. Në njëfarë mënyre harmonizohemi me njëri-tjetrin, por mundësitë i kemi të limituara. Nuk kemi folur për Hashim Thaçin, për Hagën, nuk e kemi hapur këtë temë,"- tha Rama ndër të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll