Politike

Financimi rus në PD/ Rama: Unë s’kam paguar kokërr leku për foton me Obamën, kjo është çështje delikate, tani thonë mori Luli kompjuterin

Edi Rama u shpreh se nuk ka paguar asnjë lekë për të shkrepur foton me ish-presidentin amerikane, Barack Obama.

22 Shtator 2022, 21:35 Nga F.M
Financimi rus në PD/ Rama: Unë s’kam paguar kokërr leku
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka asnjë lidhje me lobimet e huaja. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Rama u shpreh se nuk ka paguar asnjë lekë për të shkrepur foton me ish-presidentin amerikane, Barack Obama.

"Unë s’kam paguar asnjë kokërr leku për foton me Presidentin Obama. Dhe këto gjëra nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për një financim për një parti politike. Dhe tani nuk është më fjala për media amerikane të pavarura, por për raporte zyrtare. E vetmja rrugë që ka lidhur Shqipërinë me Rusinë është Partia Demokratike. Këtë e kanë ditur të gjithë, kanë folur të gjithë, por i vunë gjoksin atëherë, që nga Berisha non-grata e deri tek Luli i shkretë. Tani bëjnë sikur, atë e ka Luli por ne s’kemi komjuterin se na e mori me vete. Çështja e financimeve ruse është mjaft delikate. Kjo çështje është kthyer në skenën politikeë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gurë i radhës për tu vrarë mes tyre. Sot është dita për ti kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes. Është një fakt që janë para ruse,"-tha në fjalën e tij Edi Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll