22 Shtator 2022, 17:05
Nga DOSJA

SHBA - Gonzalo Higuaín, sulmuesi aktual i Inter Miami në MLS, ka folur në një intervistë për 'TyC Sports' për kritikat e ashpra që marrin futbollistët, duke u shprehur se ata nuk kanë një jetë të lehtë.
"Unë thashë se kam jetuar 15 vjet në mënyrë të panatyrshme. Njerëzit mendojnë se ne kemi një jetë të lehtë, por jo aspak",- tha sulmuesi 34-vjeçar argjentinas në një deklaratë të publikuar nga faqja zyrtare e 'TyC Sports'.
Ish-lojtari i Napolit, Juventusit, Chelseas, Real Madridit dhe Milanit, denoncoi në intervistë se “nuk kemi të njëjtën të drejtë që të ecim në rrugë, ku të shajnë dhe nuk mund të reagosh, sepse nëse e bën, ndikimi është i dyfishtë. Nëse humbisni një ndeshje, nëse humbisni një gol, ose humbni një ndeshje të rëndësishme, nuk mund të dilni në rrugë. Futbollisti jeton i kushtëzuar nga një rezultat. Është një sport, një punë dhe nuk ka asnjë gabim. Ne jemi të gjithë njerëz",- tha "El Pibita".
Në pjekurinë e plotë të karrierës së tij, Gonzalo Higuaín reflekton dhe paralajmëron: “Më duket shumë e padrejtë, që kam jetuar 15 vjet dhe nuk kam mundur të reagoj në momentet kur më është dashur, por kam përkulur kokën përballë ofendimeve dhe mungesë respekti. Në këtë moment të jetës sime nuk mund ta toleroj më. Sot me pesë sekonda para një kompjuteri mund t'i shkatërrosh jetën një personi”,- shpjegoi ai.
"Tani jam në një moment të jetës sime që as lëvdatat nuk më bëjnë të ndihem më mirë dhe as kritikat. Më e rëndësishmja është ekuilibri dhe kur njëri është i qetë me veten, të tjerat janë dytësore", tha sulmuesi. "Jam i qetë sepse kam dhënë jetën time dhe më shumë për kombëtaren e Argjentinës. Jam krenar për atë që kam dhënë dhe nuk pendohem fare për asgjë", përfundoi intervistën e tij Higuaín.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Shtator 2022, 16:19
SHBA - Pretendimet e Jake Paulit se Floyd Mayweather është i falimentuar, duket se nuk i janë përshtatur mirë boksieri...
Sport
22 Shtator 2022, 15:51
SHBA - Që nga lamtumira e tij, Michael Phelps ka qenë i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të...
Sport
22 Shtator 2022, 15:35
GJERMANI - Një rast tjetër. Hertha Berlin, e renditur e 13-ta në Bundesligën gjermane, ka njoftuar përmes kanaleve t&e...
Sport
22 Shtator 2022, 15:21
GJERMANI - Ish-futbollisti gjerman, Markus Babbel, ka dhënë opinionin e tij për krizën sportive të Bayer Munich në...
Sport
22 Shtator 2022, 14:59
ANGLI - Një ditë më parë mësuam për vendimin e Eric Dier, për të ndaluar nënën e tij të freku...
Sport
22 Shtator 2022, 14:31
DURRES - Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare vijon me p&eu...
Sport
22 Shtator 2022, 14:13
ITALI - Në shtëpi, Italia është në prag të ndeshjes së Nations League kundër Anglisë. Në konferencë...
Sport
22 Shtator 2022, 13:45
EUROPË- Superkupa e Europës mund të ketë një format të ri duke filluar nga viti 2024, kur do të nisë edhe formula e ri...
Sport
22 Shtator 2022, 13:39
SPANJË- Në seancën e fundit të merkatos, Manchester United bëri të gjitha përpjekjet për të sjellë Frenkie d...
Sport
22 Shtator 2022, 13:27
ITALI- Fillimi i tetorit do të jetë një periudhë e rëndësishme për Milanin, jo vetëm në fushë. Sfida e dyfis...