Sport

Babbel gjen fajtorin: "Kimmich nuk ka disiplinë dhe nuk luan në pozicionin e tij"

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane ka analizuar situatën delikate sportive të Bayern Munich, duke gjetur edhe shkaktarët e kësaj situate

22 Shtator 2022, 15:21 Nga DOSJA

Babbel gjen fajtorin: "Kimmich nuk ka disiplinë dhe nuk luan në

GJERMANI - Ish-futbollisti gjerman, Markus Babbel, ka dhënë opinionin e tij për krizën sportive të Bayer Munich në një intervistë për ‘Sky Sports’. Javët e fundit, skuadra gjermane po kalon një periudhë të vështirë në Bundesligë, pasi ka arritur një humbje dhe tre barazime. Nga ana tjetër, në Champions League starti ka qenë ndryshe, duke mundur të mposhtin Interin dhe Barcelonës.

Përballë kësaj situate, Babbel ka vënë në dukje Kimmich si një nga fajtorët. "Në dy vitet e fundit ai ka arritur statusin e klasit botëror, i jashtëzakonshëm. Por unë vura re sezonin e kaluar, se ai nuk ka më disiplinë për të luajtur në pozicionin e tij. Ai vrapon kudo, përveç vendit ku duhet të luajë." 

Megjithatë, ai konsideron, se nëse bëhen disa ndryshime, mesfushori mund të bëhet një lojtar kyç në përmirësimin e ekipit gjerman: "Nëse Kimmich luan i disiplinuar në pozicionin e tij, FC Bayern është i jashtëzakonshëm. Nëse ai e bën këtë përsëri në të ardhmen, unë jam i bindur se Bayern së shpejti do të jetë më i mirë se tani."

Kampioni i Europës në 1996, ka përmendur edhe se çfarë duhet të bëjë trajneri Nagelsmann: "Unë mendoj, se lojtarët tani po kërkojnë të shohin, nëse Nagelsmann guxon t'u qaset gjërave dhe si u qaset atyre. Pastaj ai duhet ta uli Kimmich në pankinë dhe të dërgoni një sinjal, nëse e bëni këtë".

Nga ana tjetër, Babbel beson se trajneri i Bayernit duhet të ndryshojë qëndrim: "Tani ai duhet të përpiqet të jetë më i qetë dhe më sovran, në mënyrë që edhe lojtarët të vërejnë se trajneri ka gjithçka nën kontroll. Por nëse shikoni intervistën pas ndeshjes në Augsburg, ke ndjesinë se Nagelsmann nuk di çfarë të bëjë. Kjo nuk duhet të ndodhë."

Ish-futbollisti gjerman e ka të qartë, se largimi i Lewandowskit ka ndikuar në skuadrën: "Bayern duhej ta shiste atë, por është logjike që një largim i tillë do të dëmtonte skuadrën. Tani Bayern duhet të gjejë një mënyrë për të shpërndarë 40 golat e Lewandowskit mbi disa supe".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll