Sport

Kapiteni i “Reds”, Jordan Henderson, tregon se familja e tij mendon të mos marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar. Ja dhe arsyeja…

Të afërmit e mesfushorit të Liverpool përjetuan disa situata të sikletshme në finalen e Euro 2020 dhe në finalen e Champions League sezonin e kaluar

22 Shtator 2022, 14:59 Nga DOSJA

Kapiteni i “Reds”, Jordan Henderson, tregon se familja e tij mendon

ANGLI - Një ditë më parë mësuam për vendimin e Eric Dier, për të ndaluar nënën e tij të frekuentonte një fushë futbolli, për shkak të abuzimit që ajo kishte pësuar. Partneri i tij, Jordan Henderson, i bashkohet këtij qëndrimi dhe ka deklaruar se familja e tij po mendon të mos shkojë në Botërorin 2022 në Katar.

Babai, gruaja dhe fëmijët, e kapitenit të Liverpool-it patën një përvojë të keqe përpara finales së Euro 2020. Pas kësaj, ata i përjetuan sërish ato probleme në finalen e Champions League sezonin e kaluar në kryeqytetin francez.

Mesfushori anglez shpjego, se pas asaj që ndodhi familja e tij në Paris, ndoshta nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar: “Familja dhe miqtë e mi kanë pasur disa përvoja në vitet e fundit, që i kanë befasuar vërtet dhe ndoshta i kanë dekurajuar të vinë në ndeshjet e ardhshme. Babai im tha pas finales së Champions League, se ai kishte mbaruar me futbollin. Kur keni pasur nga këto përvoja, ndonjëherë mendoni nëse ia vlen të rrezikoni,"- tha Henderson.

Mesfushori siguroi, se gruaja dhe fëmijët e tij, kishin pasur një përvojë të keqe në finalen e Eurokupës kundër Italisë: "Gruaja dhe fëmijët e mi u përpoqën të hynin nga një derë anësore, por njerëzit nuk i lanë të hynin dhe ata u bllokuan. Ajo po përpiqej t'i largonte fëmijët nga gjithçka që po ndodhte dhe pas rreth 15 ose 20 minutash, dikush e kuptoi që ajo ishte gruaja ime dhe ata u lejuan të hynin. Por nëse ai person nuk do ta kishte bërë, unë mund të kishte qenë në telashe”,- përfundoi kapiteni i Liverpool.

Një situatë tjetër, shumë e ngjashme ishte ajo që familja e tij përjetoi pak kohë më vonë në finalen e Champions League kundër Real Madridit, për të cilën Hederson siguron: "Ishte shumë e tmerrshme. Si tifoz, nëse nuk ndihesh rehat dhe ndihesh i kërcënuar, ti shkon përsëri. Është aq e thjeshtë dhe po kaq e vërtetë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll