Sport

Floyd Mayweather reagon ndaj fjalëve se është i falimentuar, tregon koleksionin e tij të orëve që kushton rreth 20 milionë dollarë

Boksieri ishte i shpejtë për të mposhtur thashethemet e Jake Paulit, se gjoja ai nuk kishte para.

22 Shtator 2022, 16:19 Nga DOSJA

Floyd Mayweather reagon ndaj fjalëve se është i falimentuar,

SHBA - Pretendimet e Jake Paulit se Floyd Mayweather është i falimentuar, duket se nuk i janë përshtatur mirë boksierit legjendar. Ai pretendoi se 'Money Mayweather' po përdorte luftime fitimprurëse, për të rikuperuar situatën e tij të rëndë financiare.

"Floyd Mayweather ka falimentuar. Kjo është ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë. Ai merr këto çeqe të mëdha dhe nuk paguan taksa për to...më pas IRS vjen pas tij më vonë. E di që ai u detyrohet njerëzve shumë para",- ka deklaruar Paul.

Boksieri i pamposhtur (50-0) ishte i shpejtë për të mbyllur pretendimet e Paul në një intervistë në ‘TMZ’, në të cilën ai tregoi koleksionin e tij tepër të shtrenjtë të orëve.

Ai i tha intervistuesit, të përmendte një gamë çmimesh dhe më pas nxorri orët nga koleksioni i tij, që përputheshin me numrin. Ai tregoi disa ora, vlera e të cilave arrinte në rreth 20 milionë dollarë.

Floyd Mayweather reagon ndaj fjalëve se është i falimentuar,

Floyd gjithashtu është parë së fundmi në Japoni, duke shpenzuar para në dyqanin Louis Vuitton në Tokio. Në një video të postuar në internet, ai shihet duke numëruar kartëmonedhat japoneze për të paguar artikujt e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll