Sport

Superkupa e Europës, zbulohet ideja e fundit: Finale mes katër skuadrave, do të përfshihet edhe një klub amerikan

Superkupa e Europës mund të ketë një format të ri duke filluar nga viti 2024, kur do të nisë edhe formula e rinovuar e Champions League.

22 Shtator 2022, 13:45 Nga DOSJA

Superkupa e Europës, zbulohet ideja e fundit: Finale mes katër

EUROPË- Superkupa e Europës mund të ketë një format të ri duke filluar nga viti 2024, kur do të nisë edhe formula e rinovuar e Champions League. Nga Anglia, gazeta “The Guardian” raportoi se UEFA prej muajsh po punon për idenë e një ‘Final Four’ për të luajtur në Shtetet e Bashkuara (konsideruar si një treg shumë i rëndësishëm) me dy gjysmëfinale, një finale për vendin e tretë dhe finale për titull.

Përveç fituesve të Champions dhe Europa League që aktualisht janë në garë për trofeun, do të marrë pjesë edhe skuadra që fiton Conference League dhe me ftesë, formacioni kampion i MLS, futbollit amerikan

E.Ç (Dosja.al)

superkupa e europes uefa

Sondazh

Poll