Sport

Phelps: "Krenaria ime është të jem baba dhe të kem mundësinë për të shpëtuar jetë"

Ish-notari legjendar, i cili fitoi 23 medalje olimpike, mbetet i fokusuar në punën e tij për të ndihmuar dhe rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në sport.

22 Shtator 2022, 15:51 Nga DOSJA

Phelps: "Krenaria ime është të jem baba dhe të kem

SHBA - Që nga lamtumira e tij, Michael Phelps ka qenë i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndihmuar atletët me probleme të shëndetit mendor. Ish-notari, fitues i 23 medaljeve olimpike, siguron se nuk noton më, por se është i fokusuar në rolin e tij si baba dhe në ndihmën e sportistëve të tjerë që, si ai, kanë episode depresioni.

"E dija se shëndeti mendor ishte i rëndësishëm, por nuk e kisha idenë se sa. Është i madh,"- thotë Phelps në një intervistë për 'L'Equipe'. "E pamë gjatë pandemisë, njerëzit filluan të shprehen. Jam shumë i lumtur, që është një çështje që është në dritë të plotë. Atletët nuk e fshehin më. Të flasësh për herë të parë është e vështirë, por të çliron. Kur nuk je mirë, të flasësh është si të heqësh një peshë prej 50 kilogramësh nga shpina".

Phelps: "Krenaria ime është të jem baba dhe të kem

Ish-notari shpjegon se si është jeta e tij e re pas tërheqjes nga noti. "Unë nuk ndalem. Udhëtoj shumë, me evente me sponsorët e mi, bëj më të mirën për fondacionin tim, i cili i ndihmon njerëzit të ndihen të sigurt. Kur nuk jam në udhëtim, kujdesem për fëmijët: mëngjesin, shkollën, detyrat e shtëpisë... Gjithashtu luaj rregullisht sport dhe bëj shumë ndërhyrje për shëndetin mendor”.

Phelps, i cili siguron se nuk i mungon asgjë, shpjegon se ajo për të cilën është më krenar është "roli im si baba, por edhe mundësia për të shpëtuar jetë. Nuk ka asgjë më të madhe. Kur isha duke notuar, nuk e imagjinoja kurrë se mund ta lija atë pas për diçka, që do të më magjepste kaq shumë. E shtrëngoj veten për t'i thënë vetes se është e vërtetë."

Phelps: "Krenaria ime është të jem baba dhe të kem

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll