Sport

Mjekët zbulojnë tjetër rast me tumor testikular, te një lojtar i Herthës së Berlinit…

Rast i ri në Bundesligë, pas Sebastien Haller te Borussia Dortmund

22 Shtator 2022, 15:35 Nga DOSJA

Mjekët zbulojnë tjetër rast me tumor testikular, te një

GJERMANI - Një rast tjetër. Hertha Berlin, e renditur e 13-ta në Bundesligën gjermane, ka njoftuar përmes kanaleve të saj zyrtare, se shërbimet mjekësore kanë zbuluar një tumor testikular te futbollisti i saj Jean-Paul Boëtius.

Futbollisti holandez 28 vjeçar mbërriti në kryeqytetin gjerman verën e kaluar, pas katër sezonesh në Mainz. Mesfushori, i cili është trajnuar në akademinë e të rinjve të Feyenoordit, tashmë do t'i nënshtrohet një trajtimi mjekësor që do të informojë skuadra, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ky është rasti i dytë në Bundesligë, në vetëm dy muaj pas atij të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, i cili gjithashtu u diagnostikua me një tumor malinj testikular më 31 korrik. 

Mjekët zbulojnë tjetër rast me tumor testikular, te një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll