Sport

Lajmi i SportMediaset: "Milan e ka seriozisht për Brojën por Chelsea kërkon shumë"

Te skuadra e Milanit, merkato e talenteve të rinj shikohet gjithmonë me vëmendje të madhe. Në veçanti, sipas SportMediaset, kuqezinjtë kanë piketuar Armando Brojën.

22 Shtator 2022, 13:12 Nga DOSJA

Lajmi i SportMediaset: "Milan e ka seriozisht për Brojën por

ITALI- Te skuadra e Milanit, merkato e talenteve të rinj shikohet gjithmonë me vëmendje të madhe. Në veçanti, sipas SportMediaset, kuqezinjtë kanë piketuar Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001 këtë verë ishte në fokusin e Napolit, por më pas qëndroi te Chelsea, ku megjithatë nuk po gjen shumë hapësirë ​​për momentin.

Një operacion disi i vështirë ky për Milanin, duke ditur se Chelsea nuk pranon ofertë më të ulët se 35 milionë euro për Armando Brojën, duke marrë parasysh edhe rinovimin e fundit të kontratës.

E.Ç (Dosja.al)

armando broja milan

Sondazh

Poll