Sport

Itali, probleme fizike për Tonalin, nuk do të jetë ndaj Anglisë dhe Hungarisë, frikësohet Milan

Sandro Tonali ngre flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Italisë  planifikuar për nesër mbrëma në ‘San Siro’ kundër Anglisë.

22 Shtator 2022, 12:43 Nga DOSJA
 
Itali, probleme fizike për Tonalin, nuk do të jetë ndaj
Sandro Tonali

ITALI- Sandro Tonali ngre flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Italisë planifikuar për nesër mbrëma në ‘San Siro’ kundër Anglisë. Në fakt mesfushori nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore për shkak të lodhjes së muskujve. Një mungesë e konfirmoi edhe trajneri Mancini i cili në konferencën para ndeshjes u shpreh pesimist edhe për ndeshjen e së hënës ndaj Hungarisë.

Një situatë që padyshim se edhe Milan po e ndjek me njëfarë shqetësimi në funksion të rifillimit të kampionatit. Tonali ishte stërvitur në grup pardje, por jo për të gjithë seancën si masë paraprake.  Në vend të tij me fanellën e Italisë të premten mund të jetë një mes Pobegës dhe Frattesit.

E.Ç (Dosja.al)

tonali milan itali

Sondazh

Poll