Sport

Arbitër nga Lituania për Izrael-Shqipëri, zbulohet emri i 35-vjeçarit që drejton prej vitit 2014

Arbitrat e ndeshjes Izrael-Shqipëri do të jenë nga Lituania. UEFA ka menduar ti besojë 35-vjeçarit Donatas Rumšas, i cili drejton ndeshje që prej vitit 2014.

22 Shtator 2022, 12:43 Nga DOSJA
Arbitër nga Lituania për Izrael-Shqipëri, zbulohet emri i
Donatas Rumšas

IZRAEL- Arbitrat e ndeshjes Izrael-Shqipëri do të jenë nga Lituania. UEFA ka menduar ti besojë 35-vjeçarit Donatas Rumšas, i cili drejton ndeshje që prej vitit 2014.

Në fazën e fundit eleminatore të Kupës së Botës, ai ka arbitruar në 3 ndeshje dhe ka treguar të verdhin në 11 raste por asnjëherë kartonin e kuq. Rumšas konsiderohet një arbitër me stil italian pasi nuk lejon kontaktet e forta në fushën e lojës. Bashkë me të, në fushë do të jenë ndihmës të tij Radius dhe Sužiedėlis ndërsa arbitër i katërt do të jetë Robertas Valikonis.

Pavarësisht eksperiencës së gjatë në arenën ndërkombëtare, Rumsas nuk ka drejtuar asnjëherë ndeshje të Shqipërisë apo skuadrave shqiptare ndërsa sfida e fundit ndërkombëtare ku ai ka vendosur drejtësi është ajo e Ligës së Kombeve mes Azerbajxhanit dhe Sllovakisë ndërsa në UEFA Champions League ndeshja më prestigjoze ka qenë ajo e vitit të kaluar ndërmjet Shaktar Donetsk dhe Sheriff Tiraspol.

E.Ç (Dosja.al)

izrael-shqiperi liga e kombeve lituania arbitri i ndeshjes

Sondazh

Poll