Sport

Izraeli me mungesa ndaj Shqipërisë por ‘kërcënimet’ nuk mungojnë, Weismann: Kemi treguar se mund ta mposhtim këtë kundërshtar

Ditën e shtunë në oprën 20:45 Shqipëria do të luajë në Tel Aviv ndaj Izraelit, përballje thelbësore për shanset e kuqezinjëve për të arritur vendin e parë në Ligën B në Grupin 2.

22 Shtator 2022, 12:33 Nga DOSJA

Izraeli me mungesa ndaj Shqipërisë por

IZRAEL- Ditën e shtunë në oprën 20:45 Shqipëria do të luajë në Tel Aviv ndaj Izraelit, përballje thelbësore për shanset e kuqezinjëve për të arritur vendin e parë në Ligën B në Grupin 2. Duhet me çdo kusht një fitore në transfertë, përballë një kundërshtari të rrezikshëm, që tregoi forcën e tij duke fituar me përmbysje në Tiranë qershorin e kaluar, e megjithatë shanset për skuadrën e Rejas janë të mira.

Përfaqësuesja izralite nuk do të ketë në dispozicion elementët më të mirë. Duke filluar nga dy sulmuesit Eran Zahavi dhe Monas Dabbur, të cilët nuk do të jenë në këtë përballje, duke përfshirë edhe Manor Solomon, sulmuesi që shënoi dy golat ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë nuk është në dispozicion për shkak të një dëmtimi.

Megjithatë, trajneri Hazan së bashku me drejtorin teknik Yossi Benayoun kanë arritur të formojnë një grup interesant lojtarësh ku përfshihet kapiteni veteran Bibras Natcho i cili aktivizohet me Partizanin e Beogradit, mbrojtësin e Dinamo Moskës Eli Dasa dhe sulmuesi i Real Valladolid, Shon Weissman. Ky i fundit ka shënuar 27 gola në 71 paraqitje në Spanjë dhe do t'i jepet fanella e titullarit për të marrë përsipër përgjegjësitë e repartit ofensiv.

Pavarësisht se në seancën stërvitore të ditës së martë, lojtari ka ndjerë një shqetësim në kycin e këmbës, lojtari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Në faqen zyrtare të përfaqësesues së Izraelit Shon Weissman do të shprehej.

“Ne kemi treguar se mund ta mposhtim Shqipërinë dhe kemi dëshmuar se jemi një ekip i mirë. Ne do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që të hyjmë në këtë ndeshje sa më të përgatitur. Këtu ka vetëm një objektiv. Do të isha shumë i lumtur të shihja shumë flamuj izraelitë në tribunat e stadiumit dhe se kjo do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë. Ne e presim këtë dhe besoj shumë te kombëtarja.”

E.Ç (Dosja.al)

shon weissman izrael shqiperia liga e kombeve sulmuesi

Sondazh

Poll