Sport

VIDEO/ Skena surreale në Kolumbi, tifozët pushtojnë fushën dhe dhunojnë me grushta dhe shkelma futbollistët…

Qindra tifozë të Deportivo Cali, pushtuan fushën të mërkurën dhe dhunuan brutalisht sulmuesin e tyre Teófilo Gutiérrez.

22 Shtator 2022, 11:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Skena surreale në Kolumbi, tifozët pushtojnë fushën

KOLUMBI - Skena surreale në Kolumbi të mërkurën në mbrëmje, në terrenin e Corporacion Club Deportivo Tulua. Në minutën e 81-të të përballjes ndaj Deportivo Calit, qindra tifozë të klubit vizitor zbritën nga tribuna për të pushtuar fushën. Policët e pranishëm nuk arritën t'i ndalonin.

Shumica e lojtarëve dhe arbitri u larguan, ndërsa disa lojtarë të Calit mbetën në fushë dhe u dhunuan nga tifozët e pakënaqur me krizën që po kalon skuadra e tyre, e fundit në renditje pas 13 javëve.

Dhuna ndaj Teófilo Gutiérrez, 37 vjeç, ishte veçanërisht e ashpër. Ish-sulmuesi i kombëtares (52 ndeshje), që ka luajtur edhe për Sportingun dhe River Plate, u rrethua nga disa tifozë. Të tërbuar, ata e kanë goditur me grushte dhe shkelma.

Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 2-0 për Corporacion Club Deportivo Tulua, u miratua nga Dimayor, organi drejtues i futbollit të Kolumbisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll