Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçari nga Bulqiza/ Rrahu babain dhe i vë zjarrin stallës së deleve dhe traktorit

Sipas detajeve të zbuluara mësohet se i riu me inicialet N.L. ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65-vjeçar.

20 Shtator 2022, 12:16 Nga k.m.
Arrestohet 33-vjeçari nga Bulqiza/ Rrahu babain dhe i vë zjarrin
Foto ilustruese

BULQIZË- Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 33-vjeçar për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës me zjarr. Sipas detajeve të zbuluara mësohet se i riu me inicialet N.L. ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65-vjeçar. Pas kësaj, ai ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Informacion paraprak:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

bulqiza policia e bulqizës

Sondazh

Poll