Aktualitet

Zbulohet e-maili, FBI ndihmoi në lokalizimin e Adriatik Llallës, kërkuan informacione nga Nano

FBI kërkon letër nga Policia e Shtetit për t'i ndihmuar në vendodhjen e fundit të Llallës, ish-adresat në Shqipëri dhe pista të ndryshme që mund t'u vijnë në ndihmë për të gjetur vendodhjen e tij.

20 Shtator 2022, 11:56 Nga A.B
Zbulohet e-maili, FBI ndihmoi në lokalizimin e Adriatik Llallës,
Adriatik Llalla

TIRANË- Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adritatik Llalla u gjurmua me ndihmën e agjentëve të FBI-së. Ka qënë FBI ajo e cila ka ndihmuar në lokalizimin e ish-kryeprokurorit, një vit më parë. Bashkëpunimi i mundshëm i Policisë Shqiptare me FBI zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, të cilat rrjedhën në rrjet një ditë më parë.

Zbulohet e-maili, FBI ndihmoi në lokalizimin e Adriatik Llallës,

Në e-mail, FBI kërkon letër nga Policia e Shtetit për t'i ndihmuar në vendodhjen e fundit të Llallës, ish-adresat në Shqipëri dhe pista të ndryshme që mund t'u vijnë në ndihmë për të gjetur vendodhjen e tij. Po ashtu, në e-mail, theksohet se ata kanë komunikuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me prokurorin e çështjes, të cilët ishin të interesuar për të ndjekur çështjen.

“Çështja e dytë që doja të diskutoja me ju është Adriatik Llalla. Kam folur me atasheun ligjor të FBI dhe ata kanë ofruar ndihmë për të lokalizuar Llallën. Për të nisur, na duhet një letër nga Policia e Shtetit që kërkon ndihmën e tyre, plus identifikuesit e tij, emrat e familjarëve, vendndodhja e fundit, ish-adresat në Shqipëri dhe jashtë, dhe ndonjë pistë tjetër që mund të ndihmojë në gjurmimin e tij. Mund të hartoj një letër nëse do. Fola me Arben Krajën dhe prokurorin e çështjes, dhe ata janë të dy të interesuar për të pasur ndihmën e FBI për të ndihmuar në gjetjen e zotit Llalla”.

Çfarë ndodhi dje?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë.

adriatik llalla gledis nano dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll