Aktualitet

Vrau dy motrat në Tiranë, gjykata dënon me burg përjetë për Përparim Ademin

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020.

20 Shtator 2022, 11:37 Nga A.B
Vrau dy motrat në Tiranë, gjykata dënon me burg përjetë
Perparim Ademi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave, Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin. Ishte Prokuroria e Tiranës ajo e cila kërkoi burgim të përjetshëm për Ademin, i cili vrau dy motrat më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit. Nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

SI NDODHI NGJARJA E RËNDË?

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

perparim ademi zhaneta metani kristina bardhi

Sondazh

Poll