Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin, prangoset pas 4 mujash 43-vjeçari

Gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 694 aksidente rrugore, ndërsa 65 persona kanë humbur jetën.

20 Shtator 2022, 11:29 Nga n.m.

Përplasi për vdekje të moshuarin, prangoset pas 4 mujash

FIER-  Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar me iniciale G.B, i cili në maj të këtij viti përplasi për vdekje një të moshuar në aksin rrugor Fier-Seman.

Gjykata e Shallës së Parë e këtij qyteti kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndaj 43-vjeçarit rëndojë akuzat e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Ky shtetas, më datë 20.05.2022, në aksin rrugor “Fier-Seman”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin B. S., 67 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja”, thekson policia.

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të jenë në nivele shqetësues. Gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 694 aksidente rrugore, ndërsa 65 persona kanë humbur jetën.

 

 

 

 

 

 

 

 

fier policia aksident rrugor

Sondazh

Poll