Aktualitet

Sekuestrohen 21 550 paund në Rinas, arrestohet 28-vjeçari rezident në Angli

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

20 Shtator 2022, 11:13 Nga A.B
Sekuestrohen 21 550 paund në Rinas, arrestohet 28-vjeçari rezident
Parate e sekuestruara

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur në Rinas me shumë parash të padeklaruara. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Në përfundim të veprimeve të para, personi me inicialet F. B. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi".

NJOFTIMI I POLICISË:

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin. Strukturat e Policisë Kufitare vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kapjen e personave në kërkim, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, në hyrje - dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Si rezultat, në PKK Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur një person të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare, pas analizës së thelluar, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim B. N., 46 vjeç, lindur dhe banues në Ohër, Maqedoni e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Pogradec, në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit, Pogradec, ku u arrestuan 2 persona të cilët ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut. Ky shtetas u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar. Për shtetasin B. N., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi" dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arresim ne kufi arrestim ne tushemisht

Sondazh

Poll