Aktualitet

Ndodh në Fier! Mësuesja u merr paratë fëmijëve, nuk i deklaron te qendra e kurseve

Mësuesja ua merrte paratë nxënësve, duke mos i deklaruar në qendrën e kurseve ku punonte.

20 Shtator 2022, 11:26 Nga A.B
Ndodh në Fier! Mësuesja u merr paratë fëmijëve, nuk i
Policia

FIER- Një rast i padëgjuar më parë ka ndodhur në Fier. Forcat blu informojnë se është arrestuar mësuesja 47-vjeçare me inicialet E.P, e cila ishte e punësur në qendrën e kurseve mirëpo nuk i deklaroi ato në qendrën ku punonte. Mësuesja ua merrte paratë nxënësve e mesa duket i mbante vetë, duke mos i deklaruar te qendra.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. P., 47 vjeçe, banuese në Fier, pasi duke qënë e punësuar si mësuese në një qëndër kursesh, ka përvetësuar pagesat e kryera nga nxënësit dhe nuk i ka deklaruar ato pranë qendrës ku është punësuar.

arrestim ne fier fier

Sondazh

Poll