Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Has, lëndohen nënë e bir, nisen për kurim në Kukës

Ata janë dërguar në spital dhe sipas burimeve janë jashtë rrezikut për jetën.

20 Shtator 2022, 11:21 Nga k.m.
Shpërthen bombola e gazit në Has, lëndohen nënë e bir,
Foto ilustruese

HAS- Një bombol gazi që përdorej për gatim shpërtheu këtë të martë në fshatin Fajza të Hasit, duke plagosur rëndë nënë e bir. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ka nisur hetimi lidhur me ngjarjen, edhe pse ende nuk dihen shkaqet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir). Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

kukës spitali i kukësit

Sondazh

Poll