Aktualitet

Tentoi të vriste një person në 2018/ Arrestohet Ardit Brahimi, i dënuar me 13 vite burg

Arrestimi i tij, në kuadër të operacionit “Four”, u bë pasi Brahimi, në maj të vitit 2018  ka tentuar të vrasë me armë zjarri 47-vjeçarin E. S., banues në Vau i Dejës.

20 Shtator 2022, 11:49 Nga k.m.

Tentoi të vriste një person në 2018/ Arrestohet Ardit Brahimi, i

SHKODËR- Ardit Brahimi, 30 vjeç, është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi është dënuar në mungesë me 13 vite burg për një vrasje në tentativë. Arrestimi i tij, në kuadër të operacionit “Four”, u bë pasi Brahimi, në maj të vitit 2018  ka tentuar të vrasë me armë zjarri 47-vjeçarin E. S., banues në Vau i Dejës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.

ardit brahimi operacioni four

Sondazh

Poll