Politike

Urdhëri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara, Berisha: Akt policesk, përpjekje e Ramës për të rikthyer censurën

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me ashpersi këtë vendim, duke e quajtur akt antikushtetues dhe policesk, të Edi Ramës.

19 Shtator 2022, 23:12 Nga I.A
Urdhëri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të urdhërit të Prokurorisë për të ndaluar mediat që të nxjerrin informacionet e hakëruara nga iranianët. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me ashpersi këtë vendim, duke e quajtur akt antikushtetues dhe policesk, të Edi Ramës. Po ashtu Berisha e quan këtë një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri

Postimi i PLotë:

Stop censurës së shtetit monist! Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën. Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri. Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

sali berisha dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll