Politike

Konjufca vjen nesër në Tiranë, firmos memorandumin me Nikollën e mban konferencë për shtyp

Të dy do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në orën 12:00 ku pritet të nënshkruajnë një Memorandum. Më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

19 Shtator 2022, 22:50 Nga F.M
Konjufca vjen nesër në Tiranë, firmos memorandumin me
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të vijë nesër në Tiranë, ku pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi. Konjufca do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Të dy do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në orën 12:00 ku pritet të nënshkruajnë një Memorandum. Më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kosova e Shqipëria kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët më 20 qershor, ditë kur kanë firmosur 19 marrëveshje në fusha të ndryshme. Për memoradumin që do të firmoset nesër, nuk ka ende detaje. Mbledhja e radhës mes dy qeverive do të mbahet në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar.

glauk konjufca lindita nikolla glauk konjfca ne tirane

Sondazh

Poll