Politike

U cënua apo jo siguria kombëtare? Prokuroria 'rrëzon' Ramën për e-mailet e Gledis Nanos

Disa orë pasi të gjitha mediat ‘gëlonin’ me publikimet e e-maleve ‘top sekret’ të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Prokuroria lëshoi një paralajmërim.

19 Shtator 2022, 20:41 Nga F.M
U cënua apo jo siguria kombëtare? Prokuroria 'rrëzon'
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i sigurtë kur tha se hakerat iranianë nuk kishin arritur të depërtonin në informacionet e klasifikuara e se për rrjedhojë, sipas tij, siguria kombëtare nuk ishte cënuar. Paraditen e të shtunës, kreu i qeverisë zgjodhi të bënte një bashkëbisedim me gazetarët dhe në një momentu ndal tek sulmet kibernetike.

“Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon, ne jemi në kushtet kur duhemi të përballemi me sulme të mundshme dhe për të rritur në një nivel tjetër mbrojtjen tonë kibernetike,”- tha Rama ndër të tjera.

Në fakt, kjo deklaratë është rrëzuar poishtë nga vetë Prokuroria. Disa orë pasi të gjitha mediat ‘gëlonin’ me publikimet e e-maleve ‘top sekret’ të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Prokuroria lëshoi një paralajmërim.

Përmes Policisë së Shtetit, në një njoftim zyrtar, Prokuroria kërkoi ndalimin e menjëhershëm të publikimit të çdo të dhëne të dalë pas sulmit të hakerave iraninë. Madje paralajmëroi edhe përballjen me ligjin të gazetarëve që nuk do t’i bindeshin këtij ‘urdhri’. Përtej faktit që as Prokuroria nuk e ndalon dot një gjë të tillë, pasi fuqinë ekzekutive e ka Gjykata, organi i akuzës hodhi poshtë deklaratat e Ramës.

“Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”. Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi. Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës,”- thuhej në njoftim.

Fakti që Prokuroria kërkonte ndalimin e publikimit të të dhënave, tregon se këto e-maile ishin vërtet ‘top sekret’ e siguria ishte cënuar.

dosjet sekrete te policise edi rama

Sondazh

Poll