Politike

Rama për programin amerikan: Sulmet kibernetike i kreu Irani, presim dhe të tjera

Rama tha se Shqipëria pret që të ketë akoma më shumë sulme nga Irani pas ndërprerjes së madhënieve.

19 Shtator 2022, 17:52 Nga F.M
Rama për programin amerikan: Sulmet kibernetike i kreu Irani, presim dhe
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e ka akuzuar ai Iranin për sulmet kibernetike nga Shqipërisë, por faktet që kanë dalë. Duke folur në një intervistë për median amerikane Neësmax Tv, ku ishte ftuar bashkë me Richard Grenell, Rama tha se në momentin e sulmeve kuptoi që ishte koha për të ndërprerë çdo marrëdhënie me regjimin iranian. Rama tha se Shqipëria pret që të ketë akoma më shumë sulme nga Irani pas ndërprerjes së madhënieve.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Keni akuzuar Iranin për sulmin kibernetik. Çfarë ka ndodhur pas këtij sulmi?

Edi Rama: Dua të bëj shumë të qartë se nuk e kam akuzuar Iranin. Kemi prova të qarta, ku është provuar se pas këtij sulmi është Irani, shteti, Republika Islamike e Iranit. Një prej të cilave është një prej grupeve terroriste kibernetike. Kështu që nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër kuptuam që ishte koha për të ndërprerë çdo marrëdhënie me këtë regjim. Nuk mund të lejonim ambasadat e tyre të ishin në mes të kryeqytetit tonë si qendër operative. Ne duam të ngremë një aleancë për mbështetje. Ajo që kemi nevojë është për të ndërtuar mbrojtje kibernetike. Edhe pas 15 korrikut, ne kemi pasur sulme të tjera dhe presim akoma më shumë sulme. Është shumë shqetësuese. Nuk më takon mua të them sepse Shqipëria është një aleate e SHBA-së, ne e dimë pozicionin tonë, nuk është mbi shpatullat tona për marrë një vendim. Por duke qenë se kemi jetuar në një regjim të ngjashëm, që nuk ishte nje regjim totalitar fetar, mund të them nga përvoja se të merresh në mënyrën tonë, që do të thotë në mënyrën demokratike, nuk më ngjan si vision shumë largpamës.

Ç’ndodhi javën e kaluar?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK".

Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll