Politike

Incident në takimin e Berishës! I moshuari: E keqja vjen nga ti shoku Sali (Ndërpritet transmetimi)

Burri mori mikrofonin në dorë dhe tha se me Berishën ka qenë dikur anëtar partie.

19 Shtator 2022, 18:18 Nga F.M
Incident në takimin e Berishës! I moshuari: E keqja vjen nga ti shoku
I moshuari

PUKË- Një burrë i moshuar është bërë shkak që të ndërpritet takimi i kryedemokratit Sali Berisha me banorët e Pukës e të Fushë Arrëzit. Burri mori mikrofonin në dorë dhe tha se me Berishën ka qenë dikur anëtar partie.

Ai shtoi më tej se sot hyjnë e dalin në mortë e dasma, por që duhet të pranojnë edhe kritikat e autokritikat. Vetëm pak sekonda para se të ndërpritej, i moshuari tha ‘Ku vjen e keqja? E keqja, o shoku Sali je ti’. Më pas, takimi u ndërpre dhe nuk u transmetua më.

Fjala e të moshuarit:

Unë e ti, nuk flas për të tjerët, si anëtarë partie që kemi qenë dikur, sot socialist-demokratë, duhet të pranojmë kritika. Jena miq e shokë. Fajet tona, gabimet tona duhet t’i pranojmë para këtij publiku, se hyjmë dalim presim përcjellim njëri-tjetrin, në mortë e dasma. Ku vjen e keqja? E keqja, o shoku Sali je ti. Pse?

sali berisha

Sondazh

Poll