Politike

Qytetari-Berishës: Edhe i vdekur të ishe, do çoheshe të na hiqje Bashën, na e kishte borxh

Burri nga Gjegjani tha se madje largimi i Bashës nga selia blu ishte një borxh që Berisha ua kishte demokratëve.

19 Shtator 2022, 18:02 Nga F.M
Qytetari-Berishës: Edhe i vdekur të ishe, do çoheshe të na
Qytetari

PUKË- Një qytetar ka shkaktuar të qeshura në takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai përmendi ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe tha se Berisha i kishte ngatërruar shumë qytetarët me futjen e tij në Partinë Demokratike. Burri nga Gjegjani tha se madje largimi i Bashës nga selia blu ishte një borxh që Berisha ua kishte demokratëve.

"Edhe sikur të kishit vdekur ju, pa u çuar dhe pa na e rregullu këtë punë, s'kishe ka me shku. Na e kishte borxh atë. Na ngatërrove shumë, nuk e di ç'punë kishte Lulzim Basha. Edhe një gjë tjetër, i kam dhe dy fëmijë në Shqipëri se dy më kanë ikur jashtë. Njërin e kam doktor me zotësi të veten, du me t'pyt, a t'i mbaj këtu, apo tu them edhe atyre të ikin? Si e ke planin,"- tha qytetari dhe të gjithë të pranishmit qeshën.

Berisha zhvilloi një takim me qytetarët e Pukës dhe të Fushë Arrëzit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të ngriheshin ndaj qeverisë dhe të mos lejonin që varfëria t'i nënshtronte para kryeministrit Edi Rama. 

sali berisha

Sondazh

Poll