Politike

Sulmet kibernetike, Meta kërkon përgjegjësin: Kam kërkuar që të merren masa kur isha President

Meta shkruan se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si dhe pas agresionit ka kërkuar që të merreshin masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

19 Shtator 2022, 20:33 Nga I.A
Sulmet kibernetike, Meta kërkon përgjegjësin: Kam kërkuar
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar pas rrjedhjeve të të dhënave nga sulmet kibernetike në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si dhe pas agresionit ka kërkuar që të merreshin masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Po ashtu Meta ka ngritur pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi në qeveri pas rrjedhjeve të sekreteve në vend. 

Postimi i Metës:

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

ilir meta dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll