Politike

Gruaja nga Puka i kërkon autorizim Berishës: I fus plumbin ballit Ramës, e zhduk qenin

Ndërkohë kreu i demokratëve iu përgjigj duke i kujtuar se "plumbi" i demokracisë është vota.

19 Shtator 2022, 17:31 Nga F.M
Gruaja nga Puka i kërkon autorizim Berishës: I fus plumbin ballit
Zeria Dizdari

PUKË- Një e moshuar nga Puka i bëri kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha një kërkesë të çuditshme. 82-vjeçarja i kërkoi Berishës autorizimin "për t'i futur plumbit ballit Edi Ramës" siç u shpreh ajo. 


Ndërkohë kreu i demokratëve iu përgjigj duke i kujtuar se "plumbi" i demokracisë është vota.

Zeria Dizdari: Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bërtit, me vra dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në plumb ballit Edi Ramës. Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vjedhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur. Jo kur të marrë pushtetin zoti Berisha, por më para, më autorizo mua, pa i ra në plumb ballit s’e lë. Sa kam me jetu unë, po shkoj e po e zhduk qenin.

Sali Berisha: Votën kemi plumb ne.

sali berisha

Sondazh

Poll