Aktualitet

Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

25 Shkurt 2019, 11:50 Nga DOSJA
Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për gjykim të

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Klemend Balilin. Pritet që pretenca e Prokurorisë për Balilin të jepet në datë 12 mars.

Ditën e sotme pjesa e parë e seancës u zhvillua nën praninë e kamerave, por më pas nuk u lejuan dhe tashmë seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Trupa gjykuese e cila po shqyrton këtë çështje kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.(lexo këtu)

Klement Balili doli sot para drejtësisë pas dorëzimit të tij më 15 janar 2019. Balili ishte prej 3 vitesh në arrati ndërkohë që akuzohet për ‘trafik droge’, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Vetëdorëzimi i Klement Balili ngjalli reagime në politikën shqiptare dhe mediat ndërkombëtare. “Eskobari i Ballkanit” u prangos pas negociatave me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu dhe nipin e tij, kryebashkiakun e Delvinës, Rigels Balili. Opozita e cilësoi prangosjen si ‘shpëtim’ të Balilit, ndërkohë që mazhoranca e quajti një arritje të Policisë së Shtetit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykim i shkurtuar klement balili krimet e renda gjykim i shkurtuar klement balili krimet e renda

Sondazh

Poll