Aktualitet

Iu gjetën kompjutera kazinoje dhe monitorë, procedohet 40 vjeçari në Lushnjë

25 Shkurt 2019, 08:50 Nga DOSJA
Iu gjetën kompjutera kazinoje dhe monitorë, procedohet 40

Policia e Lushnjës ka proceduar penalisht një 40-vjeçar për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se shtetasi me inicialet J. K., në ambientet e lokalit në administrim të tij në Ngurrëz të Madhe ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Pas kontrollit të bërë në lokalin e 40-vjeçarit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 lap top që shërbenin për llotari sportive.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:

– J.K., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në Ngurrëz të Madhe, në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton Policia e Fierit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kompjutera kazinoje lushnje organizimi i lotarive të palejuara policia e lushnjes procedim penal kompjutera kazinoje lushnje organizimi i lotarive të palejuara policia e lushnjes procedim penal

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...