Aktualitet

Gjirokastër/ Vrau shokun, transferohet në Fier Roland Milo, shkak frika e hakmarrjes

25 Shkurt 2019, 11:17 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Vrau shokun, transferohet në Fier Roland Milo, shkak

GJIROKASTER– Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e arrestit “burg pa afat” për Paskal Milon, vrasësin e Sokol Ramës. Milo do të duhet të qëndrojë në qeli deri në fillimin e procesit gjyqësor. Dosja.al mëson se seanca e sotme u mbajt nën masa të forta sigurie për shkak të specifikës që mbart dhe mundësisë së ndonjë veprimi hakmarrës nga ana e familjarëve të viktimës që janë nga fshati Mamaj i Tepelenës.

Për këtë qëllim, ishin organizuar forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të instaluara para Gjykatës së Faktit. Seanca ka zgjatur 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i cështjes Arben Pasho i cili ka lexuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve ku Sokol Rama kërkohej nga familjarët nga ku kulmoi në fund me vrasjen e tij prej Roland Milos.

Kjo është vërtetuar me prova të pakundërshtueshme nga ana e organit të akuzës, ç’ka detyroi autorin e krimit të pranonte veprimin e kryer. Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën “burg pa afat” për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bëncës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.

Roland Milo vrau mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Sokol Rama pas një konflikti për pazaret e drogës. (Lexo këtu) Ngjarja ndodhi më datë 19 shkurt në Përmet. (Lexo këtu) Milo e vrau Ramën me armë zjarri dhe trupin e hodhi bashkë me makinën e tij në humnerë, në malet e Këlcyrës, në zonën e Përmetit. 40-vjeçari Roland Milo u arrestua në Vaqarr, Tiranë, ku fshihej në banesën e të motrës.(Lexo këtu)

(f.m/f.g/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben pasho burg pa afat gjykata ne gjirokaster mirela ilijopulli roland milo sokol rama vrasja e sokol rames arben pasho burg pa afat gjykata ne gjirokaster mirela ilijopulli roland milo sokol rama vrasja e sokol rames

Sondazh

Poll