Aktualitet

Vdekja e Arben Xoxës, Bushati: U përkujtua si babai i Ajolës, e trishtueshme!

25 Shkurt 2019, 11:35 Nga DOSJA
Vdekja e Arben Xoxës, Bushati: U përkujtua si babai i Ajolës, e

TIRANË- Një ditë pas ndarjes nga jeta të publicistit Arben Xoxa vijojnë reagimet në media dhe rrjetet sociale. (Lexo ketu).

Ajo që ra në sy ishte edhe forma sesi mediat e trajtuan vdekjen e tij. Titujt kryesorë të mediave ditën e djeshme e quanin Xoxën si “babain e Ajolës”, gruas së kryebashkiakut Erion Veliaj, e jo si publicist e djalin e shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa.

Analisti Andi Bushati shkruan në rrjetet sociale se kjo është një gjë e trishtë, e gazetarëve që kujtojnë se historia nisi me bashkinë e Tiranës.

“Pashe nje gje tejet te trishtueshme dje dhe sot ne rastin e ndarjes nga jeta te Arben Xoxës. Askush nga mediat qe jepte njoftimin, nuk e cilesonte si biri i shkrimtarit Jakov Xoxa qe ka lene nje emer ne kete vend, por si babai i Ajola Xoxes. Dhe ketu nuk eshte me puna e gazetareve qe jane mesuar te sherbejne si rrogtare bashkie, e keqja shkon edhe me thelle, kujtojne se historia fillon me bashkine e Tiranes.”-shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai lindi në Tiranë në 1 maj 1952. Xoxa është djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa.

Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera.

Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa andi bushati arben xoxa jakov xoxa ndahet nga jeta shkrimtari ajola xoxa andi bushati arben xoxa jakov xoxa ndahet nga jeta shkrimtari

Sondazh

Poll