Aktualitet

“Jetojmë në terr me fëmijë të sëmurë”, 5 mijë banorë në Lezhë 48 orë pa drita

25 Shkurt 2019, 08:24 Nga DOSJA
“Jetojmë në terr me fëmijë të

LEZHË-  Disa zona në qarkun e Lezhës kanë më shumë se 48 orë pa drita. Sipas informacioneve mësohet se janë më shumë se 5 mijë banorë që nuk kanë energji elektrike. Zonat më të prekura janë në Fushë Milot, Mali i Bardhë, Shullaz dhe Prozhmë.

Janë këto fshatra që prej më shumë se dy ditësh janë në terr total, thonë banorët e zonës. “Jetojmë në terr me fëmijë të vegjël të sëmurë, u kthyem në epokën e Gurit”, është ky denoncimi që vjen nga banorët.

Ndërkohë OSHEE në një njoftim për këtë situatë sqaron se është punuar për normalizimin e situatës.

Deri në orën 20:00 të datës 24.02.2019 janë futur në punë të gjithë fiderat përjashtuar: Fiderin “Fabrika e tullave” ku kemi filluar zëvendësimin e shtyllave të thyera; fiderin e Gjadrit i cili është futur në punë 80%, fideri Zejmen është futur në punë 65%, fideri i kallmetit është futur në pune 95%. Sot do të stabilizohet situata pothuajse 100%. Kompania na ka mbështetur me gati 30 elektriçistë nga rrethet e tjera, me materiale dhe mjete. Njerëzit janë në punë natë e ditë. Bashkia, media dhe disa njerez jo vetëm kritike, por dhe inkurajus dhe vleresuse, se në stuhi erë dhe ShBA rri pa drita”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Kjo situatë e ndërprejes së energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e motit të keq, pasi vendi ynë është përfshirë nga erëra të forta gjatë javës së kaluar. Kjo është një ndër zonat më të prekura, pasi dhe në javën që lamë pas sërish banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e energjisë elektrike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 mije banore ne terr energjia elektrike lezha pa drita oshee 5 mije banore ne terr energjia elektrike lezha pa drita oshee

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...