Aktualitet

Dosja “Balale”, Gjykata pranon kërkesën e Salianjit për mbylljen e hetimeve

25 Shkurt 2019, 11:30 Nga DOSJA
Dosja “Balale”, Gjykata pranon kërkesën e Salianjit

TIRANË- Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, për mbylljen e hetimeve për dosjen “Babale” ku ky i fundit është nën hetim për nxjerrjen e sekretit shtetëror.

Në seancën e zhvilluar sot Gjykata ka pranuar që t’i jap kohë Prokurorisë deri në 20 mars, kohë kjo që përkon dhe me datën e mbylljes së hetimeve për këtë çështje.

Kërkesa nga ish-deputeti Ervin Salianji është bërë në datën 20 shkurt, ku së bashku me avokatin Ledjo Braho ankimuan në Gjykatë vendimin e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve për çështjen “Babale”.

Salianji po hetohet për kallëzim të rremë, për denoncimin e audiopërgjimit të “Babales” (Albert Veliut) ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Rolin e Agron Xhafajt e kishte luajtur kunati i “Babales”, Fredi Alizoti. Video që denoncoi Salianji në konferencë për mediat i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi.

Për këtë Prokuroria ka nisur hetimet për Albert Veliun, i etiketuar si Babalja, gazetarin që intervistoi Babalen, Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin i cili publikoi fashikuj nga dosja hetimore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceshtja babale ervin salianji hetimet e prokurorise kerkesa per gjykaten ceshtja babale ervin salianji hetimet e prokurorise kerkesa per gjykaten

Sondazh

Poll