Aktualitet

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Vorë

25 Shkurt 2019, 09:08 Nga DOSJA
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 21-vjeçari në

Në prangat e policisë së Vorës ka rënë një 21-vjeçari  pasi u kap me një armë  tip pistoletë. Sipas policisë 21-vjeçari me iniciale R.K  ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar” dhe pas kontrollit të policisë rezultoi se ai kishte armë me vete. 

Njoftimi i policisë:

Udhëton me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

 J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21 vjeçari vore lëvizte me armë arrestohet 21 vjeçari vore lëvizte me armë

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...