Aktualitet

Del data e gjykimit, ‘Eskobari i Ballkanit’ para drejtësisë më 25 shkurt

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupa gjykuese do të kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. Kjo do të jetë edhe seanca e parë e gjykimit për Balilin.
Featured image of article: Del data e gjykimit, ‘Eskobari i Ballkanit’ para drejtësisë më 25 shkurt Klement Balili dhe momentet e përshëndetjes me familjarët para dorëzimit në Polici

TIRANË- Klement Balili, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit” do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në datën 25 shkurt, ora 10:00.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupa gjykuese do të kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. Kjo do të jetë edhe seanca e parë e gjykimit për Balilin.

Klement Balili del para drejtësisë pas dorëzimit të tij më 15 janar 2019. Balili ishte prej 3 vitesh në arrati ndërkohë që akuzohet për ‘trafik droge’, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëdorëzimi i Klement Balili ngjalli reagime në politikën shqiptare dhe mediat ndërkombëtare. “Eskobari i Ballkanit” u prangos pas negociatave me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu dhe nipin e tij, kryebashkiakun e Delvinës, Rigels Balili.

Opozita e cilësoi prangosjen si ‘shpëtim’ të Balilit, ndërkohë që mazhoranca e quajti një arritje të Policisë së Shtetit.

(f.g/Dosja.al)

Shto Koment