Politike

Ngrihen kulla edhe tek Parku i Liqenit, Klodian Tomorri: 33 kate secila, s'dihet sa leje janë dhënë

Ai shton se ka nisur ndërtimi i 2 kullave me nga 33 kate secila, brenda Parkut, që nuk kanë as tabelë për të informuar se kush po ndërton.

19 Shtator 2022, 15:28 Nga k.m.
Ngrihen kulla edhe tek Parku i Liqenit, Klodian Tomorri: 33 kate secila,
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një denoncim. Sipas tij, kanë nisur ndërtime të reja nga zona e Gardës deri tek diga e liqenit, duke denoncuar se një pjesë e mirë e parkut të liqenit po zhduket. Ai shton se ka nisur ndërtimi i 2 kullave me nga 33 kate secila, brenda Parkut, që nuk kanë as tabelë për të informuar se kush po ndërton.

“Nuk dihet sa leje jane dhene aty. Kane filluar sakaq ndertimin e 2 kullave 33 kateshe brenda Parkut, por nuk i vene tabele se kane hall qe mos te behet zhurme. E gjithe ajo zona mes Gardes dhe Diges po shnderrohet ne nje tmerr te madh betoni. Te dhemb shpirti kur e sheh cfare po bejne aty. Si talebeane.  Ai nuk eshte krim. Aty po behet terrorizem mjedisor, urbanistik, quajeni si te doni. Nderkohe populli sheh cdo dite ne televizor miliona ore kronikash se si Lali po mbjell peme neper Tirane. Dhe me e bukura eshte se ato kronikat paguhen po me parate e popullit,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:  

 

klodian tomorrri

Sondazh

Poll