Politike

Gjiknuri me "dorë të hekurt" në Elbasan, shkarkon drejtorin e fundit të emëruar nga Balla

Burime pranë Partisë Socialiste Elbasan bëjnë të ditur se Xhevahir Budani ka lënë pozicionin e Drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik, ndërsa ende nuk mësohet emri i pasuesit të tij. Që nga marrja e pozicionit drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka bërë edhe lëvizje të tjera për të larguar të përzgjedhurit e Ballës, për t’i zevendesuar ata me të preferuarit e tij.

19 Shtator 2022, 14:11 Nga e.k
Gjiknuri me "dorë të hekurt" në Elbasan, shkarkon
Damian Gjiknuri

ELBASAN- Drejtuesi i ri politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri duket se do të riformatojë gjithë strukturën e Partisë Socialiste të kësaj dege.

Sipas "Euronews Albania", Gjiknuri ka shkarkuar edhe drejtorin e fundit të vendosur nga paraardhësi i tij, Taulant Balla.

Burime pranë Partisë Socialiste Elbasan bëjnë të ditur se Xhevahir Budani ka lënë pozicionin e Drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik, ndërsa ende nuk mësohet emri i pasuesit të tij. Që nga marrja e pozicionit drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka bërë edhe lëvizje të tjera për të larguar të përzgjedhurit e Ballës, për t’i zevendesuar ata me të preferuarit e tij.

Më herët është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Tatimeve Elbasan, Indrit Karaj për t’i lënë vendin Gentian Palluqit, ndërsa ditët e fundit drejtori i Ujësjellesit, Leli Kaja u shkarkua për t’i lënë vendin Luan Tabakut.

Budani ishte i fundit nga drejtorët e njohur si mbeshtetës të rendesishem të Taulant Balles, të përzgjedhur në postin e mbajtur pikërisht nga ky i fundit.

damian gjiknuri partia socialiste

Sondazh

Poll