Politike

PD-PS s'gjejnë dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si anëtare të KLP, pritet votimi në Kuvend

Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro që do i shkojë Kuvendit, gjithmonë nëse merr votat do të zgjidhet anëtare.

19 Shtator 2022, 12:46 Nga k.m.
PD-PS s'gjejnë dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si
Gazment Bardhi

TIRANË- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, edhe në raundin e dytë nuk kaloi asnjë kandidaturë.

Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro që do i shkojë Kuvendit, gjithmonë nëse merr votat do të zgjidhet anëtare. Nëse nuk merr shumicë votash, zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni. Në garë janë katër emra: Arta Mandro, Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi, Kreshnik Myftari.

Edhe më 14 shtator, opozita e mazhoranca nuk gjetën dakordësi, dhe zgjedhja u bë me short. Në atë Komision, gogla nxorri emrin e Florian Bjankut, por ky i fundit nuk e siguroi numrin e votave pasi në Kuvend emri i anëtarit të ri kalon vetëm me 84 vota. Por në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në votimin e tretë, kandidati i listës konsiderohet i zgjedhur.

gazment bardhi

Sondazh

Poll