Politike

Reforma territoriale/ PS i qëndron ndarjes aktuale, PD: E papranueshme

Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca i qëndron ndarjes aktuale, 61 bashki dhe 12 qarqe.

19 Shtator 2022, 14:29 Nga A.B
Reforma territoriale/ PS i qëndron ndarjes aktuale, PD: E papranueshme
Komisioni

TIRANË- Brenda datës 30 shtator, Partia Demokratike do dorëzojë draftin me ndryshimet që do propozojnë për reformën territoriale. Kjo u ra dakord gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Reformës Territoriale. Po ashtu, u ra dakord që nesër të ftohen për dëgjesë KLSH dhe Ministria e Brendshme, të mërkurën Bashkitë ndërsa të premten ekspertët. 

Bashkëkreytarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi i konsideroi të papranueshme ndeklaratën e kreut të grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla se zgjedhja më e mirë për njësitë administrative është 61 Bashki dhe 12 Qarqe. Ajo tha se është e papranueshme që PS të japë një vendim përfundimtar për ndarjen territoriale në një kohë që puna në komision vijon. Sipas Çupit, PS nuk ka vullnet për t’iu ofruar qytetarëve një ndarje të re territoriale, ndërsa iu bëri thirrje që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit, nuk ishin të pranishëm ditën e sotme në Komisionin e Reformës Territoriale dhe kjo është bërë shkak për debat mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi akuzoi PS se i merr në telefon kryebashkiakët dhe u jep urdhër që të mos vijnë në Komsion.

Bashkëkryetarja e Komsionit, Dhurata Çupi i tha anëtarëve socialistë se ua dinë hallin përse nuk vijnë, pasi Durrësi e Elbasani kanë frikë se mos iu dalin aferat e inceneratorëve. 

Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca i qëndron ndarjes aktuale, 61 bashki dhe 12 qarqe.

Cilat janë propozimet e reja?

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë rifutur në debat përsa i përket Reformës Territoriale. Kjo pasi selia rozë i qëndron ndarjes aktuale territorial të Shqipërisë, ndërsa ajo blu ka bërë një tjetër propozim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Ndërsa, Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe, Grupi i PD propozon rigrupimin në 6 rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz; Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.

ndarja territoriale partia socialiste partia demokratike

Sondazh

Poll