Fier/ Sekuestrohet llogaria bankare me vlerë 120 mijë euro, policia jep detaje
16 Gusht 2019, 10:47Nga DOSJA
FIER- Policia ka sekuestruar pasurinë prej 120 mijë euro, pasi dyshohet të jenë përfituar në rrugë kriminale.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se pasuria e bllokuar i përket shtetasit me iniciale T. B, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.
Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një-60 vjecar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, i cili pas një sherri të ashpër me bashkeshorten, kishte rrëmbyer automatikun dh...
VLORË- Kushëriri i Koço Kokëdhimës ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi disa turistë spanjollë. Dosja.al mëson se në pranga ka r...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rezultate konkrete nga drejtorët e Policisë, pas arrestimit tri ditë më parë të Ylber Ademit, 51-vje...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me sherrin, ku disa turistë spanjollë në Porto Palermo u rrahën nga pronarët e lokalit pasi nuk u kishte pëlqyer ...
POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Dosja.al mëson se mbrëmjen e kaluar në fshatin Dardha...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka dalë i pastër nga AIDSSH, sipas përgjigjes së që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit...