Aktualitet

Pogradec/ S’la fadromën të kalonte, 72-vjeçari përleshet me banorët e fshatit dhe hedh granatën drejt dy vëllezërv

16 Gusht 2019, 07:20 Nga DOSJA
Pogradec/ S’la fadromën të kalonte, 72-vjeçari

POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Dosja.al mëson se mbrëmjen e kaluar në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, i moshuari me inicialet R.F banues në fshatin Dardhas të Pogradecit, ka hedhur një granatë në drejtim të dy vëllezërve B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, në tentativë për t’i vrarë. 

Dy vëllezërit kanë shpëtuar mrekullisht dhe vetëm njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se autori nuk lejonte fadromën të kalonte në rrugën e fshatit të tyre duke mbajtur të bllokuar vendin. Në këtë mënyrë 72-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë.

Në konflikt e sipëër, autori ka hedhur një granatë në drejtim të dy vëllezërve.

72-vjeçari është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I moshuari do të akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i moshuari hedh granate pogradec tentative vrasjeje i moshuari hedh granate pogradec tentative vrasjeje

Sondazh

Poll