Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Mat, 200 banorë në protestë, kërkojnë pezullimin e punimeve

16 Gusht 2019, 10:08 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Mat, 200 banorë në protestë,

MAT- Banorët e fshatrave, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit vijojnë rezistencën e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i.

Rreth 200 banorë të ardhur edhe nga Tirana u mblodhën këtë të premte në fshatin Lam i Madh, pranë kantierit të ndërtimit, duke penguar edhe punën e firmës. Ndërsa, në mbështetje të banorëve ishte edhe ambnientalisti Sazan Guri.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre futja në tubacione e lumit Flim, do të dëmtonte jo vetëm ekosistemin, por do të detyronte banorët të shpërngulen nga aty.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mat ndërtimi i hec-it protesta e banoreve mat ndërtimi i hec-it protesta e banoreve

Sondazh

Poll