Aktualitet

Arrestimi i Ylber Ademit me 19 pistoleta, FNSH dhe RENEA në aksion për arrestime të BUJSHME

16 Gusht 2019, 09:40 Nga DOSJA
Arrestimi i Ylber Ademit me 19 pistoleta, FNSH dhe RENEA në aksion për

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rezultate konkrete nga drejtorët e Policisë, pas arrestimit tri ditë më parë të Ylber Ademit, 51-vjeçarit nga Kosova të cilit iu gjetën 19 pistoleta. Burime nga Policia e Shtetit, i thanë Dosja.al, se ministri ka kërkuar rezultate konkrete nga drejtorët për të arrestuar personat me rrezikshmëri të lartë.

Po ashtu, mësohet se reparti RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet në Elbasan. Gjatë natës ka patur kontrolle në Pajovë dhe Papër, ku janë marrë në pyetje rreth 10 persona. Kërkimet kanë patur për qëllim zbulimin e personave që kanë lidhje me Ylber Ademin.

Më 13 gusht, Ylber Ademi u arrestua në Elbasan pasi po trafikonte 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogramë tritol TNT. 51-vjeçari u ndalua nga Policia pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas kontrolleve në mjetin e tij u gjetën edhe municionet, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i reneas ne elbasan sander lleshaj ylber ademi operacioni i reneas ne elbasan sander lleshaj ylber ademi

Sondazh

Poll